leoni

Samiti i NATO-s në Hagë: Rritje e investimeve në mbrojtje dhe mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Hagë në një samit dyditor të nivelit të lartë, ku në qendër të diskutimeve janë rritja e investimeve në mbrojtje dhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën. Në këtë takim marrin pjesë rreth 6.000 delegatë dhe liderët kryesorë të vendeve aleate, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Një nga propozimet kyçe në agjendë është rritja e shpenzimeve për mbrojtje në pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto – një kërkesë e kahershme e presidentit Trump për fuqizimin kapaciteteve të përbashkëta ushtarake. Samiti vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, pasi SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre impianteve bërthamore në Iran, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit që shpërtheu më 13 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …