Manuel Sarrazin

Sarrazin: “Kosova është zemra e Europës, i përket Këshillit të Europës”

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e parë zyrtare në Kosovë dhe tha se po kthehet në Hamburg me përshtypje të mira për Kosovën. “Rrugës për në Hamburg me plot mbresa nga Kosova. Faleminderit për diskutimet intensive dhe të hapura. Mirupafshim për tani!”, ka shkruar Sarrazin në Twitter. “Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës. Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar sot Sarrazin në Twitter. Sarrazin nuk përcolli vetëm mesazhin e Gjermanisë për përkrahje të pakursyer për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatën e të drejtave të njeriut, por ai iu dha shpresë qytetarëve të Kosovës edhe për një proces të tejzgjatur – heqjen e regjimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …