Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe dëmet janë të mëdha për nivelin lokal

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për “Ekonomia Online” se formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe se dëmet janë të mëdha për nivelin lokal. Granti i katërt në takimin që është mbajtur më shtator të vitit 2022 në atë kohë granti i katër përkatësisht që është Ligji për financa lokale ka qenë i paraparë të amandamentohet dhe të finalizohet dhe të aprovohet në kuvendin e Kosovës. Pas takimit që kryetarët e Komunave në atë kohë që kanë pas me kryeministrin Kurti prezent ka qenë edhe ministri Murati pas atij takimi pas disa javësh, ministri Murati ka vendos që ta tërheq Projektligjin për financa lokale nga strategjia legjislative dhe në atë kohë është ndaluar të punohet në këtë projektligj. Kjo ka qenë kërkesa kryesore dhe është kërkesa kryesore e kryetarëve të komunave ku ne nuk kemi marrë përgjigje edhe pse kryeministri në takime paraprakë është zotuar se në të gjitha kërkesat e kryetareve do të ktheje përgjigje me shkrim deri më tani nuk ka ndodhur”, ka thënë Ibrahimi, duke evidentuar edhe një problem tjetër të komunave. Bëhet fjalë për kontratën kolektive kundrejt punonjësve të arsimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …