leoni

SBASHK

SBASHK ka vlerësuar se ikja e nxënësve dhe  mësimdhënësve nga Kosova është dukuri shqetësuese

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka tërhequr vërejtjen se ikja e nxënësve dhe  mësimdhënësve nga Kosova është dukuri shqetësuese. Nënkryetarja e kësaj sindikate, Vjollca Shala ka theksuar se nëse ky trend vazhdon, shkollat në një të ardhme të afërt mund të mbesin pa kuadro profesionale. Ajo ka theksuar se mësimdhënës me përvojë të gjatë po largohen për shkak të kushteve të vështira të punës dhe gjendjes së rënduar sociale. “Si kërkesa, natyrisht përveç që është rritja e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave që tani nuk është bërë qe dy vjet, edhe përkundër rritjes së inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve të produkteve elementare, natyrisht që si kërkesa të tjera janë edhe nënshkrimi i kontratës kolektive, që draftin e kontratës kolektive ne e kemi dorëzuar në Ministrinë e Arsimit që nga 2 tetori i vitit 2024” ka thënë mes tjerash, nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …