SBASHK-u, paralajmëron grevat e përgjithshme për shkak të mungesës së dialogut nga Qeveria-Kurti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar greva të përgjithshme në tërë sistemin arsimor, duke akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës për neglizhencë ndaj kërkesave të tyre. Edhe pas protestës së organizuar më 4 dhjetor, SBASHK-u thotë se nuk ka pasur reflektim nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit. Nënkryetarja e sindikatës, Vjollca Shala, deklaroi se tashmë është angazhuar një ndërmjetësues ligjor, siç kërkohet nga procedurat, por nëse nuk arrihet dialog as në këtë mënyrë, sindikata do të përshkallëzojë veprimet. Kërkesat e SBASHK-ut përfshijnë nënshkrimin e një kontrate të re kolektive, rritjen e pagave dhe miratimin e ligjit për skemat e pensioneve. Sindikata ka akuzuar Qeverinë për anulimin e kontratës kolektive dhe mungesën e vullnetit për dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …