leoni

Së shpejti shtohen hidrantët në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat e tij

Projekti i veçantë për vendosjen e hidrantëve (pikave grumbulluese të ujit), i përuruar vitin e kaluar, po vijon edhe këtë vit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Ferizajt. Përveç hidrantëve të vendosur vitin që shkoi, në qytetin e Ferizajt do të vazhdoj vendosja e tyre edhe në pika të tjera, por duke u zgjeruar edhe në fshatra të tjerë si në Komogllavë, Prelez, Muhoc, Greme, Varosh dhe Balaj. Këtë e bënë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili i cili tha se drejtoria që udhëheq ka synim shtrirjen e rrjetit të hidrantëve edhe në pika tjera me qëllim shkurtimin e kohës për intervenimet ndaj zjarrit nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve e që me këtë fazë të dytë të këtij projekti numri i përgjithshëm i hidrantëve do të shkoj në 20 hidrantë në gjithë territorin e Ferizajt.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …