Së shpejti asfaltohen rrugët Pozheran-Sllatinë e Epërme  dhe Goshicë-Vërban-Sadovinë e Jerlive

Në kuadër të realizimit të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitete të komunës së Vitisë, sot kanë nisur punimet e rrugës në Pozheran, përkatësisht lagjja Korrani që lidhet me fshatin Sllatinë e Epërme. Kjo rrugë pos që do të shkurtoj qarkullimin e banorëve, do të ndihmoj edhe  fermerët e këtyre fshatrave që të kenë qasje edhe më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Gjithashtu, punimet kanë  filluar edhe në rrugën që lidh fshatrat Goshicë , Vërban e Sadovinë të Jerlive. Për të parë punimet nga afër, këto projekte I ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se nevoja për asfaltimin e këtyre rrugëve ishte e kamotshme, por megjithatë kemi shkuar sipas radhës dhe fatmirësisht sot  po fillojmë ti realizojmë edhe këto dy projekte të asfaltimit. “Nuk janë vetëm këto rrugë. Ne jemi duke punuar edhe së shpejti do të rregullohen edhe rrugë të tjera të cilat gjithashtu edhe do të asfaltohen siç është ajo që ligj lagjen Llulleci të Sllatinës me lagjen Rexhepi të Ramjanit. Është duke u punuar edhe në rrugën e Kravaricës që lidh fshatrat Tërpezë, Zhiti e Ramjan si dhe shumë të tjera që do të mundësojnë edhe qasje më të lehtë të qarkullimit, po ashtu edhe në tokat bujqësore dhe kështu rritë vlerën e tyre. Ndërkohë në Goshicë, do të bëhet rivitalizimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen e Muhaxherëve. Gjithashtu, u inspektuan punimet edhe në rregullimin e rrugës bujqësore në Goshicë.

May be an image of 12 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …