Së shpejti do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore të qytetit në Deçan

Tashmë të gjitha procedurat janë mbyllur dhe është nënshkruar kontrata mes Kompanisë ,,Lika Trade SH.P.K,, dhe Komunës së Deçanit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë nënshkruar kontratën në vlerë prej 5.884.040,40 Euro, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit dhe Ministrisë së  Infrastrukturës. Më këtë rast kryetari Ramosaj tha se jam jashtëzakonisht i lumtur që brenda pakë ditëve do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesorë të qytetit në Deçan konkretisht rrugës ,,Luan Haradinaj” dhe ,,Dëshmorët e Kombit” apo më saktësisht Zgjerimin e rrugës regjionale qendrore në Deçan- (Ura e Demes -Carrabreg). Qyteti i Deçanit meriton të ketë një infrastrukturë rrugore më të mirë, do të krijojmë qarkullim më të lehtë për qytetarët, po ashtu gjatë sezonit verorë besoi se nuk do të krijohet më tollovi në komunikacion. Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, kemi përgatit edhe një hartë orientuese ku qytetarët do të kenë mundësin ti shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore gjatë punimeve në mënyrë që të mos pengohen për të përfunduar obligimet e tyre, tha kryetari Ramosaj, duke dashur të besoi se nuk do të ketë pengesa në zbatimin e këtij projekti nga qytetarët sepse kjo rrugë do të jetë zgjidhje jetike për qytetin e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …