Brickos

Së shpejti pritet të funskionalizohen “vrojtuesit e lagjeve” në Malishevë

Është mbajtur takimi i përbashkët i Ekipeve për Siguri në Bashkësi (EVSB), ICITAP-it dhe Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë, për themelimin “Vrojtuesit e Lagjes”. Themelimi i këtyre vrojtuesve nëpër lagje, bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë edhe më të madhe për qytetarët dhe luftimin e dukurive negative në shoqëri. Sipas koordinatorit të EVSB-së në Malishevë, Sejdi Paçarizi, në këtë takim të përbashkët, është bërë prezantimi i projektit dhe planit për themelimin e vrojtuesve, ndërsa i tërë projekti pritet të filloj të zbatohet në këtë muaj, ndërsa qëllimi i themelimit të këtyre vrojtuesve, është luftimi i dukurive negative dhe rritja e sigurisë. Sipas tij, takimi ka qenë shumë frytdhënës, dhe shumë shpejt, edhe do të jetësohet ky projekt, shumë domethënës, për sigurinë e përgjithshme në vendbanimet e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …