Seanca e fundit në Gjykatën Speciale u zhvillua me kundërshtime mes avokatit të Thaçit, Mishetiq dhe gjyqtarit, Guenael Mattreux

Në seancën e fundit në Gjykatën Speciale, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetic, ka kundërshtuar  gjyqtarin zviceran, Guenal Mattro, lidhur me një dokument që pretendohet të jetë vendim i Qeverisë së përkohshme të UÇK-së nga prilli i vitit 1998, përmes të cilit Agim Çeku është emëruar shef i Shtabit të UÇK-së. Gjatë dëshmisë së Sylejman Selimit, Mishetiç vuri në dukje se dokumenti nuk përmban asnjë nënshkrim apo vulë, duke e kundërshtuar përdorimin e tij si provë. Kur gjyqtari Mattro pretendoi se dokumenti ishte i nënshkruar nga Hashim Thaçi, avokati kërkoi që të tregohej prova e nënshkrimit, duke saktësuar se nuk ka ’ka dokument të nënshkruar. S’ka asnjë nënshkrim as vulë dokumenti. Dhe dokumentet e UÇK-së që kemi parë, kanë vulë dhe nënshkrim, tha Mishetic. Pas insistimit të avokatit, gjyqtari zviceran u tërhoq nga argumenti dhe i dha fjalën avokatit për të vazhduar me pyetjet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …