Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë është caktuar të zhvillohet të dielën, më 26 tetor, duke filluar nga ora 10:00. Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mbeten vetëm dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar deputetëve përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Aktualisht nuk ka sinjale se Vetëvendosje ka siguruar votat e nevojshme për të kaluar propozimin në Kuvend. Për zgjedhjen e Qeverisë së re, Kurti ka nevojë për të paktën 61 vota. Në rast se nuk arrin shumicën e nevojshme, presidentja e Kosovës ka kompetencë të emërojë një kandidat tjetër për kryeministër brenda dhjetë ditëve. Nëse as herën e dytë nuk formohet Qeveria, presidentja shpall zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes, ndërsa qeveria në detyrë vazhdon të kryejë detyrat e saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
