Sefer Muzlijaj: MASAKRA  E DUBRAVËS

  Sefer Muzlijaj: MASAKRA  E DUBRAVËS

(Me rastin e 22- vjetorit ,maj, 1999)

Brënda mureve të burgut-kampit famëkeq të atyre viteve ,u masakruan në mënyrat më kanibaleske më qindra të burgosur politik  shqiptarë të sjellur enkas edhe nga burgjet tjera,nga Serbia…më qëllimin që t’i grumbullojnë aty edhe në mënyrën më  gebellsiane të  i masakrojnë! Kjo nuk u bë  rastësishtë!

                              ***

Me qindra masakra u kryen në Kosovë…,

por sa mendoj unë ,kjo në Dubravë ka diçka të veçantë ;

Kjo është argumenti më i fuqishëm që duhet përdorur shqiptarët,udhëheqësia jonë para opinionit  ndërkombëtarë,e posaqërisht kur dëshirohet të paditen e ndëshkohen ,kriminelët,po edhe shteti Serb për krimet e bëra në mënyrën e organizuar nga  tamam instancat shtetërore gjenocidiale,ku nga kreu shtetërorë gjërë te ekzekutuesit,ku secili ka emër,mbiemër,vendin e punës gjërë të Kapoja shtetërore formale Sllobodan Millosheviqi.

S’duhet të harrohet asesi kryetari i tanishëm i Serbisë A. Vuqiq  i cili në atë kohë ishte ministër i iformacionit.(ku i dinte dhe i di të gjitha,e posaqërisht për të masakruarit në Dubravë ku me urdhërin  e tyre u krye)

Bile këtu s’mund të fshihën para shqiptarëve e para institucioneve ndërkombëtare,vetëm nëse dëshirohet të i amnestojnë si gjërë sot.

Ishte masakra “sui generis”- ku s’mund t’fshehen:

Jo! nuk bënë të fshihen vetëm nëse dëshirohet të bëhet prapë krim;edhe fshehja është krim! -janë kryer pa qenë të njoftuar shteti,nga kriminelët, krye në vete,paramilitarë jashtë formacioneve shtetërore etj ,kështu ky arsyetim i tyre s’duhet të pi ujë,(ky arsyetim nuk bënë të vie në shprehje!),vetëm nëse dëshirohet amnestimi i krimit!-por s’duhet lejuar asesi.Besoj në këtë  që e thashë,gjërë at’herë kur të më tradhton besimi.

Kur vepron drejtësia që gjërë sot nuk po duket,po duket e kundërta- viktima,në zindanet e “qytetit të tulipanëve ”  në  Hagë e Gjelati në restoranet e Kalimegdanit;

Në vend që Serbia të denohej bile për 50- vite si shtet gjenocidial,që njihet si më i pashembullti pas L.së Dytë Botërore ,u amnestua sikur mos të kish ndodhë asgjë.Kështu shqiptaret e kanë humbur besimin edhe në organizatat që kanë përgjegjësi ndërkombëtare,dhe në shtetet me të fuqishme që drejtojnë  globin me mekanizmat e tyre-OKB,Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte ,krime njerëzore me emruesin që s’mund të emërtohet ndryshe përveç-

GJ     E     N     O     C     I     D   !!

Kosova e Shqiptarët në Hagë pse u mbrojtën nga gjelati, e Serbët ata që vepruan më zi se Pinoqe ,si shtet pa therë në këmbë!

A    C     O     N     T      R     A     R      I      O   !!

Europë ku je ?

A nuk ishin mjaft  prerjet cezariane në tavolinat t’uaja të gjeografisë e trupit tonë ?!

Kemi menduar se do bëhën korigjime të padrejtësive që n’a u bënë me shekuj,ani kur plot gojen e keni demokraci.

Kërkohën bisedime , pa u gjykuar krimet,edhe krimi shtetëror!

A s’është anomali dhe absurditet të ftohën

 Shqiptarët në “tavolina me kriminelin A.Vuqiq” dhe duke  thënë:”duhet të jeni të gatshëm prap për kompromise”!

Një  non sens i vertetë ! -me një padrejtësi të vërtetë!

Kemi menduar se do të ndodhë një “Nyrenberg” për Serbinë pas gjithë atyre veprave ç’njerëzore :vrasjeve,djeg’jeve për së gjalli,deportimeve me çëllim s’pastrimi të trojeve tona;mos të ketë asnjë shqiptar!

Të ketë vetëm “varre pa fëmijë!”

Ah nuk është i mjaftueshëm të shihet vetëm varreza e një fëmiu në Arën plot varre në Izbicë

:I lindur në vitin 1999- i vrarë në vitin 1999!

——————

As  një vit jete-s’e pat!

Si mund të emërtohet kjo?-përveq gjenocidi kanibalesk.

E thrrasim edhe Qeverinë tonë, presidentin/ën,

Parlamentin , pozitë,e opozitë, të gjitha organizatat jo qeveritare….që mos të pranojnë kurrfar dialogu pa  dënimin Serb për gjithë këte gjenocid,dhe pa korigjimin e gjthë asaj çmendurie që u bë mbi kurrizin tonë.

Nuk jemi aq të parëndësishëm ,sa të luhen maskarada me Ne!

Lavdi e përmotshme për të gjithë ata që u bënë “kurban” që ne të jemi të lirë ,për aç sa jemi!

Lavdi e përmotshme për të rënët brenda mureve të kasaphanës së Dubravës në ato vite (të rënë me duar thatë e duar lidhur)

Lavdi të gjithë të rënve për këtë Dhe!

Respekt për të gjallët që humbën gjymtyrë,gjak në  burgun e Dubravës dhe në çdo cep të tokës sonë!

         Lavdi dëshmorëve të rënë për çështjen

                               shqiptare !

             Sefer Muzlijaj-ish i burgosur politik

                         19.05.2021-Dubravë

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …