Sefer Muzlijaj: PADIA PËR  GJENOCID

    Sefer Muzlijaj: PADIA PËR  GJENOCID

       (pro et contra)!

Gadi të gjithë pa marrë parasyshë ngjyrat politike e thonë ,e pranojnë se edhe në Kosovë ka pasur gjenocid nga Serbia,bile si koncept po e shpjegojnë secili në këndin e vet ;

Dikush thekson se duhet përgaditur  jo shpejt,duke analizuar mirë e faktuar që mos të mund të bie padia në kosh plehrash.

Dikush deklaron se  nuk jemi anëtarë në OKB,dhe vështirë që një palë e tretë do administroj padinë në vënd të Kosovës,

Dikush e shpjegon duke marrë shëmbuj Bosnën ,Kroacinë që edhe me Srebërnicën nuk i’a arritën;

Dikush përmend Këshillin e sigurimi të OKB-ës ,ku gjëndet Rusia ,Kina…që do janë kundër,

E dikush  deklaron  diçka tjetër…

                              ****

Ka nga të gjithë nga pak a më shumë të vërteta!

Por edhe si në heshtje -kërkesë që mos t’i hyhet një procedure që s’do japi efekte,po epilogu do jetë një Domino!…

Po, se di sa po punohet që të vie gjërë te një epilog në të mirë të Kosovës,kur është fjala për Padinë për gjenocid në GjND;

që duhet përgaditur mirë është plotësishtë me vënd!

Po ato fakte të mjaftuara të shpërndara nëpër duar përsonash,të pa kompletuara në një vënd,nga një organizëm kompetent,që edhe është themeluar ,herë është zhbërë,e pa mjete të nevojshme financiare,i bie që është marrur si “hajgare”…

Për Srebërnicën kur flitet -duhet bërë një digresion!:Për aty Serbia ka deponuar materiale se,krimi ,gjenocidi është kryer nga formacione nga Republika Serbe e kinse jo nga formacont gjenocidale të Serbisë!…

E tek ne të mirret vetëm Masakra e Dubravës,nuk mund të thirrën në diçka tjetër kur gjithëçka është me vulën Serbe ,vetëm nëse Gjykatat ndërkombëtare janë gjithëçka përveq gjykate ?!!..

Po për mos e zgjatur:

  Mendoj që duhet aplaudu nga të gjithë për këtë nismë mjaftë të rëndësishme,edhe nëse nuk ia arrinë qëllimit nga faktorë të ndryshëm që i di secili.

Të grumbullohen,sistematizohën ,procedohën faktët  e në  mënyrë profesionale ,të bashkëpunojnë  të gjithë me kompetentët dhe të dërgohet padia aty ku duhet.

Edhe pse me vonesë ,po prap më mirë vonë se kurrë!

Ç’farë verdikti do nxirret nga gjykata për Padinë kundër Serbisë si shtet për Gjonocid(ç’farosje),,krime kundër njerëzimit,kundër të drejtave të njerut  do sjellë rezultat;Edhe  nëse segmente ndërkombëtare  për hirë të një balance dhe tendencës për krijim të ridefinuar të një rendi të ri ndërkombëtar ,kur po ndryshonë ekuilibri i forcave botërore,po dalin fuqi të reja në botë që për të mbajtur atë primat që kishin disa ,po i’u ndryshon gjeografia ,dhe duhën harta të reja ,strategji politike e gjeo-strategji,mund të dalin kundër dënimi për gjeocid të ndonjë shteti si Serbia a…?!

Po megjithëatë besoj që do jetë mjaft e justifikuar

kjo nismë ,procedurë për Padi për Gjenocid kundër Serbisë:

a)-Do shihet se Kosova Shqiptarët janë një faktor,

b)- që Serbia po del para gjygji për gjithë ato krime  edhe me etiketën e Gjenocidit,

c)- që Serbia paska pasur projekte e projekte për ç’farosjen e shqiptarëve jo vetëm në luftën e fundit ,por me shekuj

d)- se Serbia paska prerë teritoret tona më mijëra e mijëra km katror  duke paraqitur fakte,për spastrimim etnik për pak kohë të 720…vëndbanimeve nga Sangjaku i Nishit e për popullësinë  shqiptare çfarë ndodhi aty vetëm nga të huajt që ishin prezent janë fakte mbi faktet,po edhe deklarata,shkrimet e  disa Serbve si Novakoviqi etj

i faktojnë edhe më tepër shpërnguljet,vrasjet ,masakrat edhe të fëmijve në djep.

Masakrat me qëllim s’pastrimin e shqiptarëve nga teritori i sangjakut të Jeni Pazarit,Malit të zi,e për brenda Kosove adminisrative  edhe bota e di.

                 *****

Vetëm arkivimi i Padisë në  Gjykatës Ndërkomtare për gjenocid,është një dëshmi që mos sot nesër …nuk vjetrohet as parashkruhet,

Dialogu që për mendimin tim do jetë  i një forme të re:

S’mund të kërkohen lehtë kompromise të reja mbi teritorin tonë e funksionalitetin si organizëm shtetëror të Kosoves,kur shqiptarët mund ta kenë edhe opsionin tjetër.

Demoni s’mund të shfajsohet lehtë para fakteve.

Për mos asgjë tjetër do ndikojë shumë në

Dialog që s’është dashur fare të kishte  përveç si shtete normale për çështje të tjera normale

Tjetër- ngritja e kësajë padie do të ndikojë edhe në Defunksionalizimin e dhomave të specializuara në Hagë ku gjëndet tërë Kosova e Shqiptarët në bankën e të akuzuarit në vënd që  aty të gjëndej Serbia si shtet me ekzekutuesit e krimeve më makabre pas Hitlerit.

Unë goxha moti kam pas prognozuar se do Dekompozohën ato dhoma të specializura në Hagë duke pas parasyshë atë krijesë juridike si raciste,kur bëhet vetëm për UÇK-në!; vetëm për shqiptarë.

Ku ka këshu,? Cilat konventa ndërkombëtare përmbajnë sanksionime të tilla juridike? Cilat akte të së drejtës ndërkombëtare sanksionojnë këso doktrinash?

Absurditet në vete dhe kundërshtim në vete!

Edhe nëse nuk përfundojnë si të shpallura -nul; dhomat e specializuara të Hagës,bile besoj do të rishikohën,do abrogohet ai racizëm dhe aty do jenë ato banka të të akuzuarve me krininelët Serb…

Ndryshe Drejtësia Ndërkombëtare ,dhe demokracia euro perëndimore do bijnë NGA PROVIMI.

Paraqitja e Padisë do sjellë edhe benifite të tjera nëse shqiptarët do bijnë në një UNISON,

dhe nuk do paraqitën me njëmijë qëndrime,me kundërshtime,por me një bashkëpunim në interesin kombëtar,e jo me anime ,fyerje,denigrime parrtiake për interes pushteti e interesa përsonale e klanore.

NDRYSHE FITORJA E PIRROS do luhet në vënd të një drame artistike.

E di se prapë dikush do ta marri si  të njëanshme,por unë se kam fuçinë të i’u dalë para…

     Por kisha pasë dëshirë të mirret ashtu siç e kam  thënë!

Le t’a marrin si të dëshirojnë!-vetëm mos të fyejnë e ndryshojnë !

*        Sefer Muzlijaj,ish i burgosur politik     22.5.2021

                                 Uçë,Istog

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …