Selami Hoti: Edhe një nënë ikën nga kjo botë pa ditur varret e katër djemve dhe burrit të saj

Selami Hoti: Edhe një nënë ikën nga kjo botë pa ditur varret e katër djemve dhe burrit të saj

Është ndarë nga jeta Zirafete Beqiri nga Krusha, ajo ishte nënë e katër djemve të zhdukur në luftë se bashku më babanë e tyre që as sot e kësaj dite nuk janë gjetur as nuk u dihen varret. Lajmin e ka bëtë të ditur kryetari i fshatit Krushë, Selami Hoti. “Edhe një nënë ikën nga kjo botë pa ditur varret e katër djemve dhe burrit të saj. Nëna Zirafete, sikurse edhe shumë nëna tjera Krushjane po ikën nga kjo botë me sy të hapur nga malli që i dogji për familjarët e tyre. Për 21 vite, sytë tuaj u bënë liqen lotësh e pritja për ta akoma s’ka fund. Ishe dëshmitare kur t’i morrën serbët por gjithmonë thoshe se shkuan për Kosovën! Ngushëllime familjes Beqiri! Shpirti i nënës Zirafete dhe nënave tjera Krushjane u preftë në paçe, çmalluni në parajsë me familjarët tuaj!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u zbulua shtatorja e atdhetarit, Hasan Ali Remniku

Sot, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, …