Senatori amerikan: Zgjedhjet pa opozitën të papranueshme

Senatori amerikan: Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Washington për zgjedhjet dhe krizën në Shqipëri, ku ka takuar dhe senatorin Mike Lee. Ky i fundit premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, është shprehur,  Mike Lee.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …