leoni

Serbia pengon Kosovën në Stasburg, Kosova e pengon Serbinë në Tiranë

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se delegacioni serb ia ka dalë që edhe kësaj radhe të pengojë përpjekjet e deputetëve të Kosovës që ta fitojnë vendin e tyre në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Kemi penguar përpjekjet e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës që të zënë vend të rëndësishëm në sallën plenare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilën, sipas rregullores, nuk kanë të drejtë, ka thënë shefja e delegacionit serb Aleksandra Gjuroviq. Ndëkohë u bë e ditur se Kosova iu ka hakmarrë menjëherë Serbisë për bllokimin e disa deputetëve të Kosovës në Asamblenë Parlamentare  të Këshillit të Evropës. Sot në Tiranë është bllokuar zgjedhja e një serbi si Sekretar i Përgjithshëm i organizatës më të re që ka selinë në Shqipëri.  Ministri i Kulturës, Kujtim Shala i ka kërkuar përfaqësuesit të ministrisë ta bllokojë procesin e zgjedhjes të serbit, pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …