Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri: Duhet ta forcojmë Republikën, Kosovës sot nuk i duhet lufta

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë me gazetarë ka deklaruar se  Kosovës sot nuk i duhet lufta. Më shumë se kurrë kemi nevojë për forcim të Republikës, shtetndërtim sovran, bashkërendim kombëtar, punë, drejtësi e paqe. Për të gjitha të këqijat që e kanë pllakosur vendin ai bën fajtorë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën. Agresioni i Serbisë karshi Kosovës nuk është i ri e as fundamentalisht i ndryshëm. Metodat mund të dallojnë herë pas herë duke iu përshtatur rrethanave, por qëllimi e efekti i tyre vazhdimisht janë të njëjta. Pavarësisht nëse ndërhyrjet vijnë në formën e murit, trenit, Listës Serbe, telekomunikacionit, energjisë, komunave me shumicë serbe, Zajednicës, strukturave ilegale e kriminale, qëllimi i tyre është i njëjtë – pamundësimi i Republikës së Kosovës, dhe mos realizimi i sovranizimit të saj. Të gjitha këto ndërhyrje Serbisë iu mundësuan nga negociatat pa kushte e pa parime dhe koncesionet e vazhdueshme ndaj saj, si rrjedhojë e po këtyre negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …