Serbia vazhdon papengueshëm të realizoi projekte në pjesën veriore të Kosovës të ndaluara nga MMPH (!)

Serbia vazhdon papengueshëm të realizon projekte në pjesën veriore të Kosovës të ndaluara nga MMPH (!)

Serbia vazhdon papengueshëm të realizon projekte në pjesën veriore të Kosovës të ndaluara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndonëse kjo ministri ka kërkuar ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit” ku pritet të vendosen 300 familje serbe, për shkak se komuna e Zveçanit  nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentet e kërkuara, punimet për realizimin e këtij projekti kanë vazhduar me intensitet të shtuar. Duke folur për realizimin dhe qëllimin e këtij projekti, zyrtar të lart të Qeverisë se Serbisë kanë deklaruar Serbia kështu ia ka dal t’i ruaj ruajë institucionet e veta në Kosovë dhe ato funksionojnë pa pengesa. Duke folur për realizimin e këtij projekti, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë Halit Barani ka tërhequr vërejtjen se ndërtimi i të ashtuquajturit vendbanim “Lugina e Diellit” është përpjekje e Serbisë për ta rikolonizuar veriun. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka sqaruar se Inspektorati i Ministrisë ka kryer mbikëqyrje me procesverbal në Drejtorinë e Urbanizmit në Zveçan, me ç‘rast ka kërkuar nga kjo drejtori që ta prezantojë dokumentacionin teknik rreth ndërtimit në fjalë, por dokumentacioni nuk është paraqitur.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …