Ministri rus S. Lavrov

Sergei Lavrov: Europa mund të rikthehet te makthi i konfrontimit ushtarak, nëse NATO-ja përpiqet të zgjerohet në Lindje

Ministri i Jashtëm i Federatës ruse Sergei Lavrov paralajmëroi se Europa mund të rikthehet te makthi i konfrontimit ushtarak”. Gjatë një konference për sigurinë në Suedi, ku u takua me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, Lavrov shpalosi idenë e një pakti të ri, evropian për sigurinë, që do të përpiqej  të ndalonte zgjerimin e infrastrukturës së NATO-s më në lindje.  “Infrastruktura ushtarake e aleancës po zgjerohet në mënyrë të papërgjegjshme, duke ju afruar kufijve rusë ne Rumani dhe Poloni, e duke pozicionuar sisteme anti-raketore që mund të përdoren për sulme. Raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të shfaqen shpejt në Europë, duke rikthyer skenarin e një konfrontimi ushtarak”, tha Lavrov. Sakaq, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken  paralajmëroi për pasoja serioze, nëse Rusia do të kërkojë konflikt me Ukrainën. “Nëse Rusia do të vendosë të zgjedhje konfrontimin pasojat do të jenë të rënda. Në të njëjtën kohë qe në po diskutojmë mbi këtë çështje, ne kemi edhe interesa të përbashkëta siç është ai për të mos lejuar Iranin të sigurojë armë bërthamore”, u shpreh Blinken.Rusia ka shtuar praninë ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke pozicionuar atje mbi 90 mijë trupa sipas burimeve nga Ukraina.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …