Daniel Serwer

Server: Vuçiq kundërshton rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, pavarësisht se Amerika e BE-ja thonë se janë ligjërisht të detyrueshme

Analisti i mirënjohur i Çështjeve Ballkanike, veçmas të Kosovës,  Daniel Serwer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ma deklaruar se kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë. Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën. Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi. Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer thotë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë” për marrëdhëniet mes dy vendeve. Përkundrazi, ai është nisur në drejtim të kundërt. Vuçiq sërish bën thirrje për vendosjen e sovranitetit të Serbisë. Ai e kundërshton rëndësinë e marrëveshjeve të marsit dhe shkurtit [Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit për zbatimin e saj], të cilat Amerika dhe BE-ja thonë se janë ligjërisht të detyrueshme”, thotë mes tjerash, Daniel Serwer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …