Shaip Kamberi

Shaip Kamberi – Brnabiqit: Kosova është shtet pavarur dhe se për të hyrë në të, iu duhet leje e veçantë

Deputeti shqitpar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka kujtuar përsëri kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se Kosova është shtet pavarur dhe se për të hyrë në Kosovë, iu duhet leje e veçantë. Kamberi këto fjalë i ka thënë në një seancë në Kuvend, derisa e ka komentuar edhe provokimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë. “Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokim edhe tensione në emër të Serbisë, siç ishtë rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuqiq.  Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës”, ka shkruar Kamberi. Ai shtoi se fotoja që Vuqiq e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, paraqet fillimin e kampanjës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato për kryeqytet në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …