Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Si shkak i pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore po ndryshon struktura etnike

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Kosovën Lindore. Kamberi thotë se mirëpret reagimin e kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që kërkuan që Serbia të ndalë fshirjen e qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Kosovën. Ai shton se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur. Kamberi thotë se nuk ka informacione të sakta se cili është numri i qytetarëve të cilëve u janë fshirë adresat në Medvegjë, por një numër të përafërt e nxjerr nga regjistri zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …