Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Të drejtat që i kanë serbët në Kosovë me kushtetutë, shqiptarët në Serbi nuk i kanë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë debatit parlamentar për Kosovën në parlamentin serb ka thënë se Kosova është e pavarur dhe se çfarëdo që Serbia dëshiron të arrijë në Kosovë, duhet të arrijë në marrëveshje me autoritetet kosovare. “Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, ka thënë Kamberi. Kamberi theksoi se Amerika pa mëdyshje përkrah dialogun  dhe se marrëveshja e fundit për dokumentet duhet të përdoret për të vazhduar dialogun deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve. Kamberi vlerësoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga sfidat më të vështira dhe shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zgjedhur për të udhëhequr vendin dhe për të gjetur zgjidhje për çështjet më të vështira politike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …