Shala - Bekteshit: Vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate

Shala – Bekteshit: Vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar sot në Prishtinë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi për mundësinë e heqjes së masave të vendosura për disa produkte të Maqedonisë së Veriut, që ka ardhur si rezultat i ndalimit të rasadit të peshkut nga Kosova. Ministri Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova. Ministri Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate. Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim. Ai tha se masa për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk sigurojnë cilësi për peshq.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …