Ferat Shala

Shala: Qeveria është përqendruar te dialogu me Serbinë dhe ka harruar bashkëpunimin me Shqipërinë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë për mos bashkëpunim të duhur me Shqipërinë. Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka theksuar se e gjithë energjia e Qeverisë është fokusuar nga çështja e dialogut me Serbinë ndërkohë që është harruar bashkëpunimi me Shqipërinë dhe kjo është shqetësuese. “Kemi 14 marrëveshje të cilat nuk janë duke u zbatuar. Nuk kemi asnjë aktivitet të pashëm, të matshëm, të dukshëm, që do të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë, kemi pritur të gjithë së paku nga ajo që është premtuar nga fushat elektorale, që kjo qeveri do të rris dinamikën e bashkëpunim me shtetin amë. Ka nevojë ekonomia, kanë nevojë ndërmarrësit, por nuk kemi asnjë aktivitet, kemi një pasivitet total. Tërë energjia e kësaj qeverie është shndërruar dhe është kthyer nga çështja e dialogut, dhe është harru komplet bashkëpunimi ekonomik, kulturor, shkencor, teknik, dhe ndër kufitar me Shqipërinë” ,a thënë në mes tjerash deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …