Shaqir Totaj, Enver Hoxhaj dhe Kujtim Gashi mbajtën tubim me të rinjtë në Prizren

Shaqir Totaj, Enver Hoxhaj dhe Kujtim Gashi mbajtën tubim me të rinjtë në Prizren

Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga zv.kryeministri, Enver Hoxhaj, dhe ministri i MKRS-ës, Kujtim Gashi, takuan një grup të rinjsh të Prizrenit, ku edhe paraqiti pikat me interes për të rinjtë, të cilat do të realizohen gjatë mandatit të tij katërvjeçar, në qeverisjen lokale. Totaj siguroi se përveç rritjes së numrit të bursave për studentët, do t’u jepen bursa të gjithë studentëve të drejtimit teknologji informative dhe po ashtu transporti publik urban do të jetë falas për të gjithë studentët e Prizrenit. Ai shpalosi edhe prioritetet e tjera për rininë, ku do të investohet në Qendra Rinore Inovative, organizimit të garave për biznes-plane dhe investime në infrastrukturën sportive, tema këto me interes të veçantë për rininë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, para të pranishmëve garantoi se projektet që kanë të bëjnë me rininë dhe që inicohen direkt nga kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, apo edhe nga grupet e të rinjëve të Prizrenit, do të kenë përkrahje nga ministria që ai e drejton. Të rinjët, nga ana tjetër, u shprehën të entuziazmuar nga platforma qeverisëse e kryetarit të ardhshëm të komunës, Shaqir Totaj, meqë  është i vetmi program politik në Prizren që i siguron rinisë mundësi avancimi dhe hapje të vendeve të reja të punës. Ata, njëzëri siguruan kryetarin Totaj, se do të jenë përkrah tij dhe vizionit të PDK-së, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku do të përkrahin numrin 94.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …