SHBA

ShBA dhe BE kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Stano. Duke kujtuar se Marrëveshja e vitit 2013, u ratifikua në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve, Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar që ta zbatojë atë. Kryeministri Albin Kurti e kishte shpallur të vdekur Asociacionin, duke thënë se formimi i tij i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe duke përsëritur se ajo marrëveshje ishte shpallur jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Stano, thekson se në BE, presin që “Kosova t’i respektojë zotimet që ka marrë në Dialog”.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …