SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të mbrojtjes së NATO-s deri në vitin 2027 nga inteligjenca, tek mbrojtja raketore  një mesazh i përcjellë qartë nga zyrtarët e Pentagonit gjatë një takimi me delegacione evropiane në Washington, raportoi Reuters. Sipas burimeve, administrata amerikane ka vlerësuar se përparimi i Evropës, pas pushtimit të zgjeruar rus në Ukrainë që nga viti 2022, mbetet nën nivelin e pritjeve. Për këtë arsye, Washingtoni ka paralajmëruar se nëse afati i vitit 2027 nuk përmbushet, SHBA mund të tërhiqet nga disa prej mekanizmave të koordinimit të mbrojtjes brenda NATO-s, një lëvizje që do të ndryshonte rrënjësisht arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim se aleatët evropianë nuk po ecin me ritmin e nevojshëm për të shtrirë kapacitetet e tyre të mbrojtjes, ndërsa paralajmërimi i Pentagonit ka krijuar debat edhe në Kapitol Hill, ku disa ligjvënës janë informuar për këtë qasje dhe e shohin atë me shqetësim. Ky sinjal i qartë nga Washingtoni vjen në një moment kritik për sigurinë evropiane, në kohën kur lufta në Ukrainë vazhdon, fondet për Kievin po shterojnë dhe arsyetimi strategjik brenda BE-së po kërkon urgjencë të re.

Kontrolloni gjithashtu

Më 24 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Hashim Thaçit, përfshihen edhe Smakaj, Kilaj, Fazliu e Kuçi

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur 24 shkurtin si datën e fillimit të gjykimit në …