Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, përshëndet nismën e Qeverisë që të aplikojë për anëtarësimin në KE

 Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka përshëndetur nismën e Qeverisë së Kosovës, që të aplikojë  për anëtarësimin në Këshillin Evropian. Ai ka thënë se ky është rast ideal për vendin dhe se Republika e Kosovës nuk do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e ka një moment të mirë, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Zhvillimet në Ukrainë dhe vendimi për ta larguar Rusinë nga Këshilli i Evropës, janë dy ngjarje që mund të kthehen në favorin tonë, në qoftë se punojmë në mënyrë strategjike, sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Gjatë vizitës në Strasburg, në të gjitha takimet me deputetë të Asamblesë Parlamentare, nuk kemi hasur në përgjigje negative, tha Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …