Llojd Ostin, ka kritikuar Kinën për agresionin e saj në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit

Shefi i Pentagonit amerikan, Lloyd Ostin, tha se Izraeli ka vrarë më shumë se 25 mijë gra e fëmijë nga 30 mijë sa ka likuiduar deri tani

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Ostin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga forcat izraelite. Është mbi 25 mijë gra dhe fëmijë”, u përgjigj shefi i Pentagonit, raporton skynews. Ai tha se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët. “Përafërsisht 21 mijë municione i janë ofruar Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza”, shtoi ai. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …