leoni

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë. Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë. Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës. Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin, deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve për Top Channel. Krahas kësaj, i sigurt tashmë është fakti që fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë në fikjen e zjarreve me avionët e saj në jug të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …