Temperatura të larta

Thatësira që ka përfshirë Kosovën, ka shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e kulturave bujqësore

Temperatura e larta dhe thatësira, që kanë përfshirë Kosovën, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e kulturave bujqësore, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat në Kosovë kanë arritur deri në 38 gradë. Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi, thotë se temperaturat e larta gjatë muajit korrik, dhe në këtë muaj, kanë ndikuar dhe penguar zhvillimin e kulturave bujqësore. Në disa kultura bujqësore të cilat kanë përfunduar fazën e vegjetacionit, në kohën e vjeljes nuk ka pasur ndikim negativ.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …