Zjarrfikësit

Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve thotë se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 intervenime të zjarreve

Rajoni është në gjendje emergjente sa i përket problemeve me zjarre dhe përhapjes së tyre të shpejtë në zona të banimit. Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, i tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 intervenime të zjarreve. “Për 11 ditë i kemi mbi 120 intervenime, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore dhe  zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve. Zeka tha se besohet se shkaktari kryesor i zjarreve është faktori njëri duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta. Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, është deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …