Shefit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog nuk i pëlqen vendimi i Këshillit Prokurorial për të votuar Blerim Isufajn, kryeprokuror

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial i cili ka votuar Blerim Isufajn Kryeprokurori të Shtetit, ka reaguar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ai është shprehur i zhgënjyer dhe i habitur për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit. Szunyog, përmes llogarisë në Twitter, ka thënë se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor. E sipas tij, Këshillit Prokurorial shpërfilli këto parime. “Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Bashkimit Europian për të siguruar një zgjedhje të drejtë transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillë këto parime. Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka deklaruar ai. Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …