Brickos

AKK

AKK ka reaguar pas raportimeve lidhur me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut

Agjencia Kundër Korrupsionit ka reaguar pas raportimeve lidhur me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut, duke thënë se kanë filluar t’i mbledhin dhe trajtojnë informatat relevante lidhur me rastin. Reagimi i AKK-së vjen pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 prill njoftoi se ka filluar hetimet lidhur me pretendimet për parregullsi rreth punësimeve të reja në KEK, raporton “Betimi për Drejtësi”. Nga monitorimi i mediave, Agjencia kundër Korrupsionit është informuar me pretendimet që ka pasur parregullsi në procesin e fundit të rekrutimit në Korporatën Energjetike të Kosovës. AKK, po ashtu, ka  pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë në trajtimin e këtyre pretendimeve”, thuhet në komunikatë. Agjencia përmend çështjen e zhvillimit të procedurave hetimore administrative në AKK dhe rastet kur ato pushojnë. “Rrjedhimisht, në lidhje me këtë temë zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur ajo informohet nga mediat. Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria”, thuhet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …