Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka folur për ngjarjet e sotme në veri të Mitrovicës. Ajo ka kërkuar që të mos tensionohet më tej situata dhe të ruhet qetësia nga të dyja palët dhe problemet të zgjidhen vetëm nepërmjet dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren mos të përshkallëzohet më tej. Të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të adresohen në kuadër të dialogut që ndihmohet nga BE, i cili si qëllim përfundimtar synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo u rikonfirmua nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq gjatë takimit të tyre me përfaqësuesen e lartë/nënkryetarën Frederica Mogherini të premtën e kaluar. BE ndihet keq për ngjarjet në Kosovë, të cilat bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve. Ne presim që të dyja palët, Serbia në negociatat e pranimit në BE dhe Kosova të kenë një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE-në – të respektojnë plotësisht, në letër dhe në frymën, marrëveshjet e arritura ndërmjet tyre në dialog”, thuhet në deklaratën e Apostoloves.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …