Shënohen ditët e shkollave në Banjë, Pagarushë dhe Gurbardh

Tri shkolla të Komunës së Malishevës, i kanë shënuar ditët e tyre të shkollave, ku krahas fjalimeve të rastit, janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, duke i prezantuar kështu edhe të arriturat e nxënësve në shkollat “Naim Frashëri” në Banjë, “Vesel Pagarusha” në Pagarushë dhe “Habib Berisha” në Gurbardh. Në këto ceremoni të shënimeve të ditëve të shkollave, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj dhe zyrtarë tjerë të drejtorisë për arsim dhe edukim, të cilët edhe i kanë uruar shkollat. Në këto shënime, drejtorët e shkollave kanë folur për historikun e shkollave të tyre, si dhe i kanë prezantuar të arriturat e shkollave ndër vite, e në veçanti në vitin e fundit shkollor, rezultate me të cilat krenohen, por në të njëjtën kohë premtuan se do të angazhohen edhe më shumë në rritjen e cilësisë dhe arritje të rezultateve edhe më të mira. Në SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë, është zbuluar edhe busti i Naim Frashërit, i punuar nga ish mësimdhënësi, tani veteran i arsimit, Arif Telaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …