mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
kek
MIT
Fillimi / Lajmet / “New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi
“New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi

“New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi

Ish kryetari dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në vitet e 90-ta, kur liderët kosovarë kërkonin me ngulm pavarësinë e Kosovës, ai kishte dalë hapur kundër saj. Në një shkrim të botuar nga prestigjiozja amerikane “New York Times”, Sali Berisha me ngulm kishte kërkuar që Kosova të ketë një autonomi në kuadër të Serbisë. Në shkrimin autorial nga gazetari i njohur Seymour Topping dhe profesori, Barnett R. Rubin flitet për ndasitë që kishin elitat politike të asaj kohe, sa i takon të ardhmes së Kosovës. “Krerët kosovarë na thanë se ishin të gatshëm të realizonin gradualisht pavarësinë. Ne gjithashtu u takuam me Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, dhe më pas ai u kërkoi kosovarëve të shqyrtonin një zgjidhje të bazuar në autonomi e jo në pavarësi”, thuhet në shkrimin e dy shkrimtarëve eminent.

Madje, autorët i bëjnë thirrje administratës së Klintonit që të shfrytëzojnë këtë momentum të Berishës për të bindur kosovarët që të heqin dorë nga kërkesa kryeneçe e Rugovës dhe liderëve tjerë për pavarësi të Kosovës. “Për të ushqyer këto ide konstruktive, Administrata e Klintonit duhet të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Ballkanin jugor që të mundohet të fillojë negociatat dhe të paralajmërojë bashkësinë ndërkombëtare për çdo rrezik. Le të mos presim deri në mizoritë të na trondisin në veprim, si në Bosnje”, thuhet në shkrimin e tyre i botuar në muajin mars të vitit 1996. Ditëve të fundit ka eskaluar një debat ndërmjet ish kryeministrit Berisha dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi. Madje, Thaçi kishte akuzuar Berishën se kishte dal hapur kundër pavarësisë së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Jetullah Krasniqi

Po përballemi me akuza të një Alfred Hiçkoku të kohës moderne siç ishte Dik Marty”, thotë, Jetullah Krasniqi

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi nga Prizreni, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Dua ...