Shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda

Në 30 vjetorin e rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda, prijësit të protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, në kujtim e nderim të kontributit të tij në jetësimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri e Pavarësi,  kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, bashkë me familjarë të dëshmorit, gjeneralin Xhevahir Geci, komandantin Jetullah Geci, gjeneral Musa Jashari, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asamblistë e qytetarë, kanë bërë homazhe tek varri i tij në Llaushë. Pas homazheve në Llaushë, nga ora 12:00 në teatrin kombëtar në Prishtinë, është mbajtur Akademia Përkujtimore, nën përkujdesjen e Presidentit, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …