Brickos

KOMUNA E HANIT TË ELEZIT BËNË THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM (KONKURS) PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË

Në bazë të Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve me Nr. 01/ 4805/ 2018 të datës 30.08.2018 dhe Vendimin për ndarjen e mjeteve financiar për bursa për student dhe caktimin e prioriteteve për kuadro deficitare në Kuvendin e Komunës Nr. 01/261/2019 të datës 31.01.2019, Drejtoria Komunale për Arsim, Kulturë Rini dhe Sportnë komunën e Hanit të Elezit bënë:

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM (KONKURS) PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT NË KOMUNËN HANI I ELEZIT (2019/2020)

Kushtet për aplikim;

Të drejtë për të aplikuar për bursë kanë të gjithë studentët të cilët plotësojnë këto kushte;

  1. a) Të jenë banorë rezidentë të Komunës së Hanit të Elezit,

  2. b) Të jenë student-e të rregullt, por jo me vet financim,

  3. c) Të kenë regjistruar vitin,

  4. d) Studenti-ja nëse një herë ka përsëritur vitin, humbë të drejtën e bursës (vlen për të gjitha vitet),

  5. e) Të jenë student-e të Universitetit Publik të Kosovës,

  6. f) Studenti-ja i cili ka qenë përfitues i bursës në një fakultet, nuk mund të jetë përfitues i bursës për fakultetin e dytë,

  7. g) Studenti-ja nëse e ka një fakultet të përfunduar, nuk ka të drejt aplikimi për bursë,

Dokumentet e nevojshme për konkurrim;

  1. a) Certifikata e provimeve (me vulë origjinale),

  2. b) Vërtetimi i semestrit (me vulë origjinale),

  3. c) Fotokopje ID apo indeksin (fotografin, semestrat dhe notat),

  4. d) Deklarata e bashkësisë familjare,

  5. e) Certifikatën e vendbanimit,

  6. f) Dëshmia se është; invalid i luftës, fëmijë i dëshmorit, veteranit të luftës, martirit të luftës, person me aftësi të kufizuara, familja në skemën sociale, nuk i ka dy prindër, dy dhe një prindër të hendikepuar, i të burgosurit politikë, me gjendje të rënd ekonomike, nuk e ka njërin prind, dëshmi (vërtetim) për punë vullnetare ( dy vitet e fundit), për të gjitha këto të cekura më lartë duhet të sjellin dëshminë nga shoqatat dhe institucionet përkatëse (me vulë origjinale),

  7. g) Diplomat, mirënjohjet, certifikatat për suksesin e arritur në gara-konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin e arsimit(dy vitet e fundit),

  8. h) Studentët e vitit të parë u merret nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme të lartë numri i pikëve të testit të arritshmërisë dhe provimet e dhëna në fakultetin përkatës,

  9. i) Kopjen e letërnjoftimit dhe

  10. j) Vërtetim mbi llogarinë bankare (origjinale)

Sqarim shtesë: Për bursë kanë prioritet studentet e vitit të dytë e më lartë, në rast se nuk plotësohet numri i studentëve që plotësojnë kriteret sipas rregullores do të plotësohet me studentët e vitit të parë sipas Nenit 15 pika 15.1.9.

Vërejtje: Nëse në dosjen e aplikuesit mungon një dokument apo nuk përputhen të dhënat e kërkuara sipas kritereve të konkursit, aplikacioni nuk do të shqyrtohet nga ana e komisionit.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve të Komunës.

Afati për aplikim është 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit (fillon-21/02/2019, mbaron 06/03/2019).

Hani i Elezit

Data: 20.02.2020

Drejtori i DKA-s

Menduh Vlashi

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …