Shënohet dita e shkollës dhe ditëlindja e Heroi Jusuf Gërvalla në SHFMU,,Jusuf Gërvalla’’ në Prapaqan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, bashkë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me bashkëpunëtorë, sot ishin të ftuar në shënimin e një datë me rendësi për SHFMU ,,Jusuf Gervalla’’ në fshatin Prapaqan ku është shënuar dita e kësaj shkolle dhe ditëlindja e Heroit Jusuf Gërvalla si dhe është bërë përurimi i punimeve të renovimit të këtij objekti shkollore. Në këtë ditë të shënuar i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se, kjo shkollë është një ndër shkollat e shumta të komunën së Deçanit me të cilën ne mund të mburremi për cilësi mësimore si dhe arritje të nxënëseve kudo që marrin pjesë në gara. Renovimi i kësaj shkolle ka qenë mese i domosdoshëm andaj me krijimin e kushteve të reja ne presim edhe suksese më të larta tha Ramosaj. Ministri Ramë Likaj tha se jam tepër i emocionuar sot në këtë ditë të shënuar ku kjo shkollë mbanë edhe emrin e Heroit ,,Jusuf Gërvall’’ ku për gjenerata të tëra ka qenë inspirim po ashtu edhe për mua si Deçanas. Do të kujdesem dhe do ta kem prioritet rregullimin e terreneve sportive dhe pajisjen e kabineteve me mjetet e nevojshme për këtë shkollë tha Likaj. Drejtori i kësaj shkolle Agron Berisha duke i falënderuar të gjithë ata të cilët ndër vite kontribuuan për ngritjen e kësaj shkolle, drejtorët, mësimdhënësit, institucionin komunal, DKAN-në dhe donatorët, tregoi se është i lumtur që sot bashkë po hyn ne objekt të rinovuar në kushte të reja për mbarëvajtje të mësimit duke e bërë të dituar se falë angazhimit edhe të komunitetit të fshatit është arritë që sot te jemi këtu bashkë në këtë ditë të madhe. Unë shpresoi se vlerat e ndërtuar ndër breza për këtë shkollë që mban emrin e Heroit Jusuf Gërvalla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen tha Berisha. Në fund të kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për ata që kontribuuan ndër vite për ngritjen e këtij tempulli të dijes si dhe u shfaq një program i pasur kulturo Artistik nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …