SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës” me objekt të ri

Fshati Llukë e Epërme në komunën e Deçanit ishte nikoqir i pritjes së Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me bashkëpunëtorë si dhe kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj me kabinetin e tij qeverisës. Ani pse në kohë pandemie personeli i SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës”  drejtoresha Besarta Tahirukaj, bashkë me mësimdhënësit, nxënës dhe prindër kanë bërë përurimin e objektit të ri të kësaj shkolle ku tashmë mbi 200 nxënës do ti vijojnë mësimet në kushte më të mira se deri më tani. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: Në radhë të parë dua të falënderoi personelin e kësaj shkolle, banorët e fshatit Llukë e Epërme, drejtoreshën e kësaj shkolle të cilët në vazhdimësi kanë bërë përpjekje për rregullimin e shkollës për krijimin e kushteve më të mira për nxënës dhe mësimdhënës. Ndërsa Ministri Likaj tha se ndihem mirë që jam sot këtu në Llukën e pajtimit të gjaqeve në vendin e vlerave dhe të burrave të mëdhenj. Ne po përurojmë një objekt të ri, do të kujdesem që në këtë objekt të mos mungojnë edhe pajisjet e nevojshme për të gjitha kabinete, në mënyrë që të keni një shkollë të kompletuar tha Likaj, si për nxënës po ashtu edhe për mësimdhënës. Ndërsa Drejtoresha e kësaj shkolle Besarta Tahirukaj tha se: Ne sot po dëshmojmë se edhe pse në kohë sfidash, përballje me Covid 19, ecjen drejt shtigjeve të reja për dituri nuk e ndalim. Duke treguar për historikun e kësaj shkolle falënderoi banorët e fshatit Llukë, komunë e Deçanit, DKA-në dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan në vazhdimësi për ngritjen e kësaj vatre diturie. Uroi që sa më shpejt kjo shkollë të kompletohet më kabinete të nevojshme për nxënës dhe mësimdhënës tha Tahirukaj. Në fund të kësaj ceremoni u ndan edhe mirënjohje për banorët e fshatit Llukë e Epërme të cilët kanë dhënë kontribut në vazhdimësi për shkollën.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …