Shënohet dita e Shkollës “Sakip Bellaqa” në fshatin Potoqan i Epërm

Me rastin e Ditës së Shkollës “Sakip Bellaqa” në fshatin Potoqan i Epërm, Kryetyari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtor dhe familjarë, kanë bërë homazhe dhe nderime para bustit të dëshmorit Sakip Bellaqa si dhe ka marrë pjesë në organizimin e ditës së shkollës nga stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle. Gjithashtu kryetari Latifi, ishte prezent edhe në shkollën fillore Sadedin Hajda në Rahovec ku u shënua dita e shkollës. Kryetari Latifi uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë të shënuar për të dyja shkollat si dhe për organizimin me program të pasur kulturor dhe artistik.

Të gjithë ne jemi krenarë me nxënësit e shkollave të Rahovecit dhe gjeneratat e reja, që janë e ardhmja e Kosovës, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …