Haradinaj: Qeveria në largim të kthehet në kushtetutshmëri e në respektim të ligjeve që të ruhet jeta e qytetarëve të vendit

Kryeministri Haradinaj e quan të mirëseardhur interesimin e Serbisë për qytetarët serbë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova është e përkushtuar që të ofrojë jetë sa më të mirë për qytetarët e saj serbë, teksa e ka quajtur të mirëseardhur interesimin e Serbisë për qytetarët serbë në Kosovë. Këto deklarata Haradinaj i bëri me rastin e inaugurimit të Katedrales së Novobërdës, ku u pyet për zhvillimet aktuale politike që po ndodhin në Serbi. Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se pas datës 3 korrik do të marrë masa kundër Kosovës. Për seancën e cila po mbahet sot në Serbi, e ku temë kryesore është Kosova, Haradinaj tha se janë punë të brendshme tw tyre, por, shtoi se Serbia mund të interesohet për një jetë më të mirë të qytetarëve serbë në Kosovë. Kreu i ekzekutivit ka thënë po ashtu se së shpejti priten takime të tjera konsultative me krerët shtetëror për çështjen e dialogut me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …