Shënohet Epopeja e Junikut

Nën organizimin e Komunës së Junikut u organizua Epopeja e Junikut, për të kujtuar Betejën e Lavdishme të Junikut, rënien e heronjve të Kombit Avdyl Jasiqin, Shkëlzen Gacaferin, Arif Gjocin, kontributin e lavdishëm të Junikut në luftën për liri dhe jetën e veprën e të gjithë të rënëve.

Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi, në fjalën e tij me këtë rast ndër të tjera tha:  Të rralla janë lëvizjet ushtarake e politike për çlirim e bashkim kombëtar gjatë gjithë historisë tonë të cilat nuk janë lindur, përkundur e rritur në djepin liridashës të Junikut historik. Epopeja e Junikut ishte porta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lirisë së Kosovës !

LAVDI Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve të Kombit!! Ka thënë ndër të tjera kryetari Kuçi.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …