U mbajt takimi i Shtabit Emergjent në Deçan

Me kërkesën e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, është mbajte takimi i Shtabit Emergjent ku janë diskutua tri pika me rendësi. Në këtë takim kryetari Ramosaj, bëri të ditur së i është bërë kërkesë IKSHPK-së për analizat më të thella të ujit të pijes në Komuna e Deçanit konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi 2 mijë qytetar janë helmuar. Temat me rendësi të cilat janë diskutuar në këtë takim janë:

  1. Rekomandimi nga IKSHPK-ja pas përfundimit të analizave të fundit të ujit të pijes dhe përdorimit të tije.

  2. Kampanja e kthimit të vetëbesimit për përdorimin e ujit të pijes pas kësaj situatë duke përfshirë të gjitha institucionet si FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, Kuvendi Komunale, Shëndetësia etj.

  3. Vlerësimi i situatës në përgjithësi që nga data 11.07.2021 deri më sot 28.07.2021.

Gjatë këtij takimi pos këtyre temave me rendësi, një vend të veçante për të gjithë kanë ata të cilët kanë dhënë kontribut në donacion me uji të pijes, medikamente dhe vullnetarët. Jemi në pritje të rekomandimeve nga IKSHPK-ja që kjo kampanjë të nisë sa më par, të jetë e mundur që qytetarët të kthejnë besimin për përdorim të ujit të pijes pa frikë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …