Sot në Therandë mbahet mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, Hysen Gega

Veprimtari e luftëtari i lirisë, Hysen Gega e kishte denoncuar publikisht, Jusuf Buxhovin, i cili kishte qenë inspektor i UDB-së

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, i burgosuri politik dhe luftëtari i lirisë së Kosovës, Hysen Gega, i cili ka ndërruar jetë sot në vendlindjen e tij, në Sallagrazhdë të Therandës, kishte  reaguar kundër deklaratave  të Jusuf Buxhovit,  të dhëna më 22 janar 2014, në KTV-në e Veton Surroit.

 Në atë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithë popullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër – pos terroristë.

Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës.” – ka shkruar Gega në këtë reagim.

Hysen Gega edhe një herë ka pohuar se: “Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc SelmanitAdem Ibrahimit, ( i njohur edhe si Adem Goga) më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar,  që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …