leoni

Sheradin Berisha: Kush janë këta maskarenjë të politikës oligarkike

Për 15 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike: PDK – LDK – AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, LVV dhe NISMA për Kosovën, gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale dhe debateve të shumta televizive, nuk kursenin fjalë, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar së më shumë elektoratin e varfër. Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe mjaftë “armiqësorë” në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat (bosët) e tyre si: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj etj., bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të tyre, të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve apo të miqve të tyre, e të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj. Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë politikanësh me strukturat e sajë kriminale i menaxhon të gjitha kazinot (bixhozet), bastoret etj., në Kosovë, se janë zhvatës të haraqit nga shërbimet e tyre, e përfitues nga kontrabanda me cigare, narkotikë, derivate të naftës etj., (duke bashkëpunuar edhe me bosat e politikës në Bruksel e gjetkë dhe të shteteve fqinje padyshim), dhe nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme – kanë bërë pasuri përrallore.


 


Për më tepër ky soj oligarkësh, duke shfrytëzuar fuqinë politike të pushtetit, ka ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, shtëpi shumëkatshe e villa superluskoze në vendet më atraktive të Kosovës.


Po t’i vizitoni lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Malet në grykën e Rugovës, Malet e Sharrit – Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shihni se sa mirë e rahatshëm bashkëjetojnë këta MASKA/renjë, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, jetojnë në varfëri dhe përballen çdo ditë me skamjen!


 


Kur bëhet fjalë për fuqinë politike të pushtetit të shefave partiakë, dua t’ju themë, se – Fuqia e tyre politike nuk buron nga zgjedhjet (sepse tashmë dihet që votat vidhen e manipulohen) por buron nga bashkëpunimi dhe përkrahja që vjenë nga makro’bosat politikë e financiar me seli në Bruksel e gjetkë në botë!!


Gjatë këtyre viteve të pasluftës, kam mësuar mirëfilli se, politika dhe politikanët e kosovës s’kanë asgjë të përbashkët me moralin, ndërsa ata/o politikanë, që i përmbahen parimeve të moralit, kam vënë re se, nuk janë të përshtatshëm nga ky “sistem demokratik” kushtetues (sui generis), që u ndërtua mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar me rezolutën 1244 dhe përfunduar me pakon e Ahtisaarit dhe 6 pikëshin e Ban Ki Munit!!!


Gjithashtu, kam mësuar se, një lider partiak që aspiron ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës (si retorik demagogjike) – duhet të dijë të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret gjatë gjithë kohës para opinionit publik, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Dhe ata që mashtrohen (nga demagogë e manipulatorë të tillë), janë kryesisht njerëzit e thjeshtë, të cilët fjalët e tyre i përceptojnë si vepra të përkryer, pa e “vrarë” mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht! Në këtë kontekst mund të themë se, morali, ndershmëria apo sinqeriteti, si cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e këtyre bosave maska /renjë, s’kanë asnjë vlerë!


 


Tashmë duket qartazi edhe për miopët, se me këtë “sistem demokratik” që ka prodhuar Kushtetuta e Ahtisaarit, partitë politike në Kosovë, janë shndërruar në kompani e firma biznesi, ndërsa liderët e tyre, janë bërë shefa e bosa të kësaj strukture, ndërkohë që populli “elektorati” është robotizuar në “bagëti të mirëdisiplinuar vetëm për të votuar”!


“Lufta” e egër për pushtet ka degraduar skajshmërisht inegritetin politik e moral të kësaj garniture mafioze politike, e cila synon “majën e Ajsbergut” (Qeverisjen) me çdo kusht. Megjithatë cilido prej “liderëve” që arrinë të jetë në krye të kësaj majeje – si kryeministër (me vota apo me lojëra prapaskenash nga të fuqishmit e huaj), më shumë se për detyrat e shpisë do të punojnë për realizimin e agjendave të shumta ndërkombëtare, dhe më kryesoret prej tyre janë – DY:


 


1. dialogu – negociatat – marrëveshjet e reja (pa kushte) me Serbinë, dhe


 


2. koncesionimi – privatizimi – shitja e pasurisë (aseteve) jetike kombëtare, oligarkëve – bankierëve dhe makrovjedhësve të huaj!


 


Tashmë është bërë e qartë, për të gjithë ata që kanë sy e vesh se, këta liderë s’mund të jenë në krye të majës (kryeministër) nëse nuk i tradhtojnë interesat kombëtare (të pranojnë negociata të reja më Sebinë dhe t’i bëjnë “rrush e kumbulla” të gjitha asetet kombëtare, prej të cilave ka jetuar dhe jeton ky popull i stërvuajtur!!!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …