Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 67 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 174. Në total numri i rasteve aktive ka zbritur në 186 të infektuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
