leoni

SHFMU ,,Heronjtë e Dukagjinit’’ përfiton një donacion nga KFOR-i Italian

Në praninë e Drejtorit komunal të Arsimit në Deçan Qazim Maloku, dhe drejtoreshës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Herojntë  e Dukagjinit’’  Lumnije Avdiu, KFOR-i Italian nën udhëheqjen e Kol.Ettore  Gagliardi  nga brigada shumëkombëshe perëndim(MNBG-W COM) kanë dorëzuar  një donacion më inventar 28 banka dhe 58 ulëse për nxënës. Pas fjalës përshëndetëse të Drejtoreshës e cila i falënderoi në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve, masës ju drejtua Kol.Ettore  Gagliardi, i cili tha se përkundër  mundësive të limituara të KFOR-it, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të mirë të nxënësve, pra në të mirë të arsimit dhe të shëndetësisë, dy shtylla këto kryesore për zhvillimin e një shteti. Ndërsa Drejtori i DKA-së Qazim Maloku, duke e falënderuar KFOR-in dhe duke përshëndetur  drejtoreshën e shkollës, nxënësit dhe mësimdhënësit për donacionin dhe duke përshëndetur në emër të kryetarit të komunës së Deçanit, tha se u jemi mirënjohës forcës shumëkombëshe për ndihmën e ofruar për SHFMU ,,Heronjtë  e Dukagjinit’’ dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë afër me ju në të mirë të fëmijëve dhe të zhvillimit e të prosperitetit të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …